Aksidentoi për vdekje një person në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari slloven

Aksidentoi për vdekje një person në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari slloven

10:56, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të enjte policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin slloven, i cili ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, plagosi për vdekje një person.

Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin slloven K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco