FNSH zbarkoi në Fushë Krujë, goditen Rrajat! Mes të arrestuarve djali i ish deputetit PS! Trafikuan 2.4 ton drogë, sekuestrohen 430 mijë euro

20:13, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Syri Tv 

Zbërthimet e SKY ECC të kryqëzuara me të dhëna të dosjeve të Prokurorisë kanë sjellë goditjen e grupit kriminal të Rrajave në Fushë Kruje të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Syri Tv mëson se deri tani janë lëshuar në total 14 masa sigurie, 7 prej të cilave janë ekzekutuar,  4 janë në kërkim, ndërkohë që 3 pjesëtarë të këtij grupi janë në qeli se janë arrestuar më herët.

Mes të arrestuarëve është dhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili është një emër i njohur për drejtësinë, fillimisht në atë që njihet si dosja e Xhisiela Malokut, ku u kërcënua dhe oficeri Emiljano Nuhu që u detyrua të braktiste vendin, si dhe përplasjen mes fiseve Rraja dhe Maja, ku Rexhep Rraja ishte ndër protagonistët kryesorë.

Të arrestuarit e tjerë janë  Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja.

Ndërkohë në kuadër të këtij hetimi, aktualisht ndodhet në burg Islam Sefa, i arrestuar një vit më pare për kultivim kanabisi ne sasi të mëdha në Kruje, dhe që konsiderohet nga krerët e grupit. Aldo Gjini, një person me precedent penalë në fushën e narkotikëve brenda dhe jashtë shqipërisë dhe Jani Cavo, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me vlerë 2.7 milionë euro.

Në kuadër të këtij hetimi në kërkim janë  janë Ervis Shuli, Vildan Baroku, Bujar Sefa dhe  Hajdar Sefa.

Deri janë evidentuar 5 episode të trafikut të drogës në disa shtete, ku sasi marijianë janë dërguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE, teksa po ky grup sillte lëndë narkotike nga Turqia dhe vendet e Magrebit drejt BE.

Policia dhe FNSH kanë zbarkuar në Fushë Krujë ku kanë kryer kontrolle, teksa  janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, armë, automjete.

415 mijë euro është vlera e parave të sekuestruara gjatë operacionit të zhvilluar këtë të mërkurë me urdhër të spak, si dhe disa armë zjarri e sende të tjera me vlerë si automjete dhe orë rolex

Episodet e trafikut të drogës i përkasin viteve 2020, teksa pjestarët e këtij grupi kishin mbjellë masivisht kanabis në fshatrat e Fushë Krujës.

Lexo dhe: Rreth 500 mijë euro, armë dhe antiplumb/ Policia nxjerr pamjet nga arrestimi i 6 personave në Fushë Krujë

Të arrestuar
Zamir Alia
Marvin Bushati
Agim Nina alias Lorenc Selmani,
Sokol Qaja,
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
 Rexhep Rraja

Iu komunikua akuza në burg 
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Cavo

Në kërkim
Ervis Shuli
Vildan Baroku
Bujar Sefa
Hajdar Sefa.

Episodet e trafikut te droges
      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.
 

Çfarë u sekuestrua?

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
415.000 Euro
7000 Dollarë Amerikanë
1.000.000 Lekë
11 aparate telefonash celularë
3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
1(një) jelek antiplumb
1(një) palë dylbi
1(një) orë ROLEX
1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco