'Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore', banorët në Boçovë, kallëzim në polici: Oligarkë!

09:37, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”, në pronësi të bashkëshortes së Pëllumb Salillarit, 14 familjet e prekura i janë drejtuar Policisë së Fierit për të vijuar betejën e tyre ligjore.

Fermerët, të cilët tre ditë më parë denoncuan në media pranë tokave që pretendojnë se u janë marrë padrejtësisht për ndërtimin e paneleve diellore, paraditen e sotme u paraqitën në komisariatin e Policisë në Fier për të bërë një kallëzim kolektiv.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Rama u merr tokën për park fotovoltaik kompanisë Salillari, banorët e Boçovës në Fier në protestë

Ata thonë se janë të vendosur ta çojnë çështjen në të gjitha instancat shtetërore, duke kërkuar drejtësi dhe rikthimin e pronave.

Në një prononcim për mediat, fermeri Sandër Muja i cili foli dhe në emër të fermerëve të tjerë të prekur nga kjo situatë kërkoi mbështetjen e shtetit dhe apeloi ndaj organeve të drejtësisë të ndërhyjnë sa më parë.

“Ne këto toka i punojmë prej 30 vitesh. Jemi taksapagues të rregullt. Prej 3 dekadash endemi nëpër institucione për t’u pajisur me çertifikatë pronësie dhe befas mësojmë se prej një viti çertifikatën e pronësisë e ka marrë një kompani private. Ne i disponojmë këto toka me ligjin 7501 dhe me AMTP të rregullta, ku shkruhet se toka është në pronësi dhe jo në përdorim,” – u shpreh Muja.

Ai shtoi se fermerët nuk do të lejojnë kurrë që mbi tokat e tyre, të cilat çdo vit i mbjellin me grurë, “të hidhen gurë”.

LEXO EDHE: '10 familje në konflikt pronësie': Kompania Salillari u mori parcelat për të ngritur panele diellore…

Ndërkohë, banorët shprehen të vendosur në kauzën e tyre, duke theksuar se kjo tokë është i vetmi burim jetese, dhe se nuk do të tërhiqen deri në zgjidhjen e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco