Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më  pas kërkoi pushimin e dosjes

Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më pas kërkoi pushimin e dosjes

00:26, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno - Syri.net 

Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar nga burime të sigurta se dosja penale për pastrim parash ndaj Mond Mëhallës është hapur në vitin 2020 dhe mbante numrin rendor 1878.

Image

Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vite hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e Pastrimit të parave, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim.

Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës.

Lexo dhe: DETAJE/ Vrasja e biznesmenit - U qëllua me dy plumba në kokë në makinë! Dyshohet si ishin 2 autorët

Mond Mëhalla ishte pronari i clabit "Hollyvood Lounge Bar". Ai zotëronte dhe një pikë karburanti “Xhaxhi Oil”, në oborrin e të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e 30 nëntorit 2025 si dhe një kompani taksish e transporti të quajtur “EL-Taxi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco