Lajmi i fundit

Marjana Koçeku letër të hapur Kryeministrit Edi Rama: Jep dorëheqjen, asnjë rreth e rrotull nuk të do më

6 kg kokainë dhe 18 mijë euro të fshehura nën sedilje, shqiptari tentoi tu ikte policëve, por ...

6 kg kokainë dhe 18 mijë euro të fshehura nën sedilje, shqiptari tentoi tu ikte policëve, por ...

18:20, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një 21-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Bergamos, është arrestuar nga karabinierët në Bari pasi u kap me rreth 6 kilogramë kokainë të fshehur në automjetin e tij.

Mjeti, i nisur nga Osio Sopra, u ndalua gjatë kontrollit rutinë në pikën e pagesës Bari Nord të autostradës A14.

Gjatë verifikimeve, me ndihmën e qenit antidrogë, efektivët zbuluan një levë të fshehtë nën sediljen e pasme, i cili hapej përmes një mekanizmi elektronik të maskuar me kujdes.

Brenda hapësirës sekrete, karabinierët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako, si edhe 18.100 euro në para të gatshme, të përbëra nga bankënota të prerjeve të ndryshme.

I riu u shoqërua në komisariat për verifikime të mëtejshme dhe më pas u arrestua, duke u dërguar në burgun e Barit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco