Banorët e lagjes Koçiaj në Varibop janë ngritur në një protestë spontane, duke kundërshtuar duke ndërpre punimet për shtrimin e rrugës kryesore të lagjes së tyre.
Sipas banorëve, Njësia Administrative Cakran ka nisur projektin për asfaltimin e rrugës së lagjes, e cila ka një gjatësi prej rreth 750 metrash. Megjithatë, ata pretendojnë se firma zbatuese u ka bërë me dije se do të shtrojë vetëm 550 metra të saj, duke lënë një pjesë të rrugës pa përfunduar.
Të revoltuar nga kjo situatë, banorët kanë ndaluar përkohësisht vijimin e punimeve, duke kërkuar që projekti të realizohet i plotë dhe të përfshijë të gjithë segmentin e premtuar.
Në këtë lagje jetojnë rreth 100 familje, të cilat prej vitesh përballen jo vetëm me mungesën e infrastrukturës rrugore, por edhe me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët kërkojnë asfaltimim e plot të rrugës duke mos i lënë të fillojnë nga puna.
Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e plotë të investimit të premtuar.
© SYRI.net