Lajmi i fundit

EMRI/ Dështon RENEA në Fushë-Krujë, gjuan me armë por i kërkuari arrin të largohet nga rrethimi

Vdes polici gjatë ndjekjes në Itali, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar për arratisjen me SUV

Vdes polici gjatë ndjekjes në Itali, arrestohen dy shqiptarë të dyshuar për arratisjen me SUV

12:52, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i automjetit SUV që dyshohet se u përfshi në ndjekjen policore gjatë së cilës humbi jetën oficeri 39-vjeçar i Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, është arrestuar në provincën e Monza dhe Brianza. Bashkë me të është vënë në pranga edhe një person tjetër, pas një operacioni të zhvilluar nga policia lokale e Monzës dhe Milanos.

Sipas mediave italiane, automjeti që ishte larguar nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga autoritetet, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike. Raportohet se të dy të arrestuarit janë shtetas shqiptarë dhe po merren në pyetje nga autoritetet kompetente.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco