Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut te Dejës, dëshmitari: Nuk ma ka bërë presion - Seanca e radhës më 14 korrik

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut te Dejës, dëshmitari: Nuk ma ka bërë presion - Seanca e radhës më 14 korrik

13:45, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u mor në pyetje dëshmitari Aleksandër Dodani.

Ai u shpreh se me kryebashkiakun nuk ka patur kontakt. Sipas tij, Shkreli e ka marrë njëherë në telefon dhe i ka kërkuar që një mik i tij demokrat të votojë për PS-në. Ai shtoi se Shkreli nuk e ka kërcënuar.

Pas dëshmisë prokurori Dritan Prençi kërkoi kohë që të paraqesë provat shkresore dhe shtyrjen e seancës. Seanca u shty për më 14 korrik në orën 14:00.

Diskutimet në seancë:

Aleksandër Dodani: E njoh Kristjan Shkrelin është kryetari i Bashkisë tonë. Unë nuk kam patur kontakt me Kristjanin, ai më ka marrë në telefon një herë. Se çfarë bisede kemi bërë kam dhënë sqarime në SPAK. Unë kam një mikun tim në fshatin Naraç, krushkun, ai është i djathtë, unë jam i majtë.

Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon dhe me ka kërkuar t’i kërkoja mikut tim të votonte Partinë Socialiste. Kristjani nuk më ka bërë asnjë presion. Krushku votoi për Partinë Demokratike.

Prokurori Prençi: Kërkoj kohë të paraqes provat shkresore, ndaj kërkoj shtyrjen e seancës.

Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ai akuzohet se nëpërmjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për Partinë Social- Demokrate.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta. Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco