Jën miratuar disa ndryshime në strukturan drëjtuese të Policisë së Shtetit në qarqe. Që pas mbërritjes në drjetimin e organizatës, njeriu i Belinda Ballukut, Skender Hita ka bërë ndryshimë në drejtimin e disa komisariateve. Ndërkohë që ndryshimet e fundit bëjnë fjalë për Drejtoritë e Policive vendore në disa qarqe të vendit.
Ka edhe levizje të tjera që janë firmosur nga Hita.
Ndryshime në Policinë e Shtetit.
-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
© SYRI.net