Panaja/ 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me çifte në ajër, shoqërohet në polici

Panaja/ 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me çifte në ajër, shoqërohet në polici

15:03, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Situata ka ardhur duke u agravuar kur 36- vjecari ne gjendje te dehur është grindur me fjalë dhe me drejtuesin e një firme private që po shtronte rrugën e fshatit Panaja me asfalt, ku në fillim ka thyer pasqyrën dhe xhamat  e kamionçinës  dhe i ka vendos flaken, pastaj ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë incident, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco