Një aksident është regjistruar në “Rrugën e Lumit”, përgjatë shëtitores në qytetin e Beratit.
Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar që po qarkullonte me motomjet me shpejtësi në këtë segment rrugor ka përplasur në vijat e bardha një turist holandez, shtetasin V.J., 53 vjeç, i cili po kalonte rrugën së bashku me një grup turistësh.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motomjetit, shtetasin B.M., 35 vjeç, banues në Berat, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net