Aksident në aksin Elbasan–Mjekës, makina përplaset me minibusin, një i plagosur

11:36, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Opel është përplasur me një minibus. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco