Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Po ashtu, po merren në pyetje personat që ndodheshin në automjete dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
© SYRI.net