SYRI TV/ Krimi kontrollon vendin, Koçiu mohon vrasjet: Policia s’mund të rrijë në kuzhinë...

15:41, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak orë para vrasjes mafioze ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, një prej institucioneve më të sigurta në vend, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ishte thirrur në një interpelancë urgjente në Komisionin e Sigurisë për të raportuar për nivelin e lartë të kriminalitetit. Deputetët e opozitës akuzuan se drejtuesit e Policisë së Shtetit si të emëruar nga krimi, ndërsa organizatat mafioze kontrollojnë vendin në çdo cep. Por ministrja habiti me përgjigjen e saj, duke mohuar se në Shqipëri ndodhin vrasje mafioze.

Syri TV

Kjo është deklarata e ministres së Brendshme Albana Koçiu në komisionin e sigurisë, pak orë para atentatit mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit ku i mori jetën një personi dhe u plagos një tjetër. E nëse sipas ministres Koçiu, policia nuk mund të rrijë në kuzhinë  për të parandaluar krimin në familje, apo në piceri për të parandaluar vrasjen e një piceri, nga ana tjetër krimi mafioz ndodh afër një prej institucioneve me të sigurta siç është Aeroporti i Rinasit.

Deputetët e opozitës akuzuan se drejtuesit e Policisë së Shtetit si të emëruar nga krimi, ndërsa organizatat mafioze kontrollojnë vendin në çdo cep. Deputeti Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Sipas Nokës, Ilir Proda dhe Neritan Nallbati janë emëruar nga kartelet e drogës në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco