Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti viktimë krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.
Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi i mjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.
Ndërkohë është raportuar se një mjet është djegur në fshatin Halil, në Krujë.
Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, por dyshohet se ngjarja ka prapavijë mafioze.
© SYRI.net