E bënë deputet vrasësit dhe trafikantët, SPAK kërkon 2 vite burg për socialistin Jurgis Çyrbja, 2 dhe për Altin Hajrin

E bënë deputet vrasësit dhe trafikantët, SPAK kërkon 2 vite burg për socialistin Jurgis Çyrbja, 2 dhe për Altin Hajrin

11:28, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja me 3 vite burgim në bashkim të dënimeve që i zbret nga gjykimi i shkurtuar në 2 vite

Prokuroria e Posaçme dha sot pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja me 3 vite burgim në bashkim të dënimeve që i zbret nga gjykimi i shkurtuar në 2 vite.

Për Altin Hajrin u kërkua 2 vite burg përfundimisht ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua  përfundimisht 1 vit e 8 muaj

Në seancën e sotme që u mbajt në GJKKO SPAK kërkoi leximin e reduktuar të pretencës pasi sipas prokurorit Adnan Xholi ka të dhëna sekrete që janë nën hetim që s’mund të ndahen për median.

Bisedat e përgjuara në dosje
Bisedat e në SKY ECC të Jurgis Çyrbes, ish-deputetit të Shijakut të publikuara në media zbuluan se disa prej emrave më të njohur të krimit në Durrës, që SPAK i hetonte për vrasje rezultuan të ishin njerëzit kyç në caktimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.

Çyrbja ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC me kodin “BFLSII” dhe thirrej shkurt si “J”, “Jur” dhe “Juri” në bisedat që ka administruar SPAK.

Periudha e bisedave përkon me fundin e vitit 2020 dhe muajt e parë të vitit 2021, kohë në të cilën Jurgis Çyrbja priste të mësonte, ashtu si shumë socialistë të tjerë nëse kryetari, Edi Rama do ta kandidonte në Durrës si deputet dhe në ç’vend do ta rendiste

Bisedat që SPAK ka në dosje janë të datave 17 dhjetor 2020 deri në 7 mars 2021, pra disa muaj para hartimit të listave për kandidatët për deputetë.

Në datën 22 shkurt 2021, Altin Hajri, person i shpallur në kërkim për vrasje, i bën Jurgis Çyrbjas llogaritë e votave në Shijak.

“…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri Zonat tona janë për “J” (Jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha Mond Ç (Mond Çekiçi). Gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota Bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr Xhavzotën E kena blindu Gjepalen po Shijak…”.

Në bisedën e datës 1 Mars 2021, sërish Altin Hajri, i dërgon Jurgis Çyrbjes një numër telefoni, duke i përmendur ndihmën që do të kishin nga persona të tjerë.

…Po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. Çekiçi është ok…”-i shkruan Altin Hajri, zyrtarit të PS.

Në bisedën e datës 7 mars 2021 Altin Hajri njofton Jurgis Çyrbjen se kishte marrë garanci se ai dhe “liri” do jetë kandidati i vendosur në listën për deputet i katërti ose i pesti, duke nënkuptuar kandidatin tjetër të Qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.

Hajri kishte siguruar të gjithë listën e kandidatëve të Durrësit në telefonin e tij para deputetit. Madje kandidati e mëson kur Altin Hajri ia nis në SKY ECC.

Përveç bisedave me Altin Hajrin, SPAK ka zbuluar edhe komunikimin direkt të Jurgis Çyrbjes me Edmond Çekiçin, i cili u vra disa muaj pas zgjedhjeve. Edhe ky del garant se Çyrbja do të ishte në listë në vendin e 5.

Çfarë deklaruan avokatët sot në seancë?

Avokati i Altin Hajrit: Nuk rezulton që kjo mbështetje e pretenduar të jetë aplikuar pra që të ketë siguruar vota. Dhëna e e mbështetjes elektorale duhet që organi hetues të bazohej tek paligjshmëritë. Ska fakte nëse janë siguruar kto vota, nëse po a janë siguruar në mënyrë të paligjshme? Nga përmbajtja e bisedave nuk rezulton të ketë një premtim se do gjej kaq vota. Kanë qenë komunikime normale mes dy të njohurve që kanë mbështetur njëri tjetrin. akuza duhet të kishte identifikuar ku qëndron nxjerrja e sekretit hetimor se Hajri s’ka akses as dijeni apo njohuri çdo të thotë sekret shtetëror.

Kryerja e veprës penale lidhet me dijeninë e kësaj vepre, apo me shprehjen e interesit për ta patur këtë informacion. S’është gjetur kush e ka nxjerr këtë informacion dhe Hajri nuk e dinte që ishte informacion që s’duhej ekspozuar. Pra nuk ka dijeni, nuk ka edhe dashje. Vetëm nëse do e dinte, mund të merrte përsipër faktin penal. Nuk provohet korrupsioni, apo që mbështetja nëse është dhënë, është bërë në kuadër të një interesi. E ka pas mik e ka mbështetur në zgjedhje.

Ilir Murati, avokat i Çyrbjes: Nuk ka asnjë provë për kryerjen e veprave që akuzohet. Bazohet tek transkriptet, disa biseda e foto, por nuk lidhen me asnjë provë tjetër. Nuk ka përcaktim të saktë se cili informacion konkret përbën nxjerrje sekreti shtetëror. Duhet që SPAK të sqarojë cili fakt përbën nxjerrje të sekretit shtetëror. Duhet të kemi një akt klasifikimi të kualifikimit të sekretit shtetëror, dhe akuza nuk specifikon se i çfarë niveli është sekreti shtetëror i pretenduar që ka nxjerr i pandehuri.

Sipas DSIK-së Jurgis Çyrbja nuk ka patur çertifikatë sigurie. Në këto kushte ai nuk ka pasur informacione të konsideruara si sekret shtetëror. Në komisionin e sigurisë kombëtare, Jurgis Çyrbja ka qenë anëtar zëvendësues, dhe shumë më vonë nga koha kur akuzohet se ka konsumuar veprën penale. Prokuroria krijon konfuzion kur i referohet Kreshnik Budllës apo Roland Farrukut? Sepse në një proces tjetër gjyqësor rezulton se nuk ka qenë Kreshnik Farruku përdoruesi i sky por i vëllai.

Seanca e kaluar

Në seancën e 15 shtatorit nëpërmjet avokatit të tij mbrotjës, Çyrbja kërkoi gjykim të shkurtuar për të përfituar uljen e dënimit në përfundim të procesit. Jurgys

Çyrbja u arrestua në tetor të vitit 2024 më urdhër të SPAK. Ish-deputeti socialist akuzohet për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’, ‘Përkrahje e autorit të krimit’, tregëtim të sekretit shtetëror’, dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco