Drejtësia e re ‘liron’ drejtorin e parë të ‘5D’ së Veliajt, GJKKO dërgon në shtëpi Redi Mollën

Drejtësia e re ‘liron’ drejtorin e parë të ‘5D’ së Veliajt, GJKKO dërgon në shtëpi Redi Mollën

15:48, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga drejtorët e dosjes 5D, Redi Molla është liruar nga qelia, pas vendimit të GJKKO.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë, masën e sigurisë së ‘Arrestit në shtëpi’

Sipas vendimit të fundit, Molla është dërguar në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për arsye shëndetësore, pasi sipas avokatëve, ndodhet prej muajit korrik nën trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën.

Ka qenë ky argumenti që ka bindur Gjykatën e Posaçme, pasi është njohur edhe me raportet mjekësore për të zbutur masën e sigurisë

Molla është një nga personat e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, ku disa zyrtarë të lartë ndodhen tashmë të ndaluar.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtareIliriana Olldashi, sot më 10.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim R.M.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi”dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 531, datë 31.07.2025të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, si më poshtë:

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit R.M., me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar të pandehurin R.M., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: ***.

Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit i të pandehurit R.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin në bashkëpunim me policinë gjyqësore, të zbatimit të urdhërimit të dhënë të pandehurit, nga kjo gjykatë.

U shpall sot në Tiranë, më datë 10.10.2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco