Një tjetër incident është shënuar të premten e 10 tetorit në një nga Gjykatat e vendit tonë.
Pas incidentit në Gjykatën e Apelit në kryeqytet, në Gjykatën e Vlorës, një punonjës sigurie është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja që mbajnë rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.
Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.
© SYRI.net