Grabitet shoferi i taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

Grabitet shoferi i taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

12:43, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nën kërcënimin e një shiringe, një 35-vjeçar grabiti shoferin e taksisë në Greqi, të cilit i zhvati 20 euro. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin e autobusëve "Maqedonia" në Selanik.

35-vjeçari, me origjinë shqiptare, u arratis pas sulmit, por u gjet nga policia gjatë një kontrolli. Sipas shoferit 57-vjeçar, i arrestuari kishte hipur në taksi si klient.

Ndaj tij u ngritën akuza penale dhe ai iu referua hetuesit të Selanikut për të dëshmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco