Shtyhet seanca për Ilir Metën në Gjykatën e Lartë, rekursi për masën e sigurisë shqyrtohet më 16 tetor

Shtyhet seanca për Ilir Metën në Gjykatën e Lartë, rekursi për masën e sigurisë shqyrtohet më 16 tetor

10:39, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca paraprake në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, seanca u shty për javën e ardhshme. 

 

Gjykata e Lartë ka vendosur që seanca për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës të zhvillohet të mërkurën, më 16 tetor, në orën 09:30.

Meta kërkon në shkallën më të lartë të gjyqësorit shfuqizimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO-së.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa në trupën gjykuese bëjnë pjesë gjyqtarët Sokol Binaj dhe Medi Bici.

Ilir Meta, i cili është nën hetim nga SPAK për disa akuza të lidhura me korrupsionin, pasurinë dhe dosje të tjera të hapura, ka mohuar çdo akuzë dhe e ka quajtur procesin të motivuar politikisht, duke akuzuar hapur qeverinë për kapjen e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco