Kalimi i dosjes për gjykim/ Shtyhet seanca e dytë paraprake ndaj Veliajt, shkak…

Kalimi i dosjes për gjykim/ Shtyhet seanca e dytë paraprake ndaj Veliajt, shkak…

10:23, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj pritej të dilte para GJKKO në seancën e dytë paraprake, ashtu sikurse bashkëshortja e tij dhe personat e tjerë, gjyqi është shtyrë.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë bojkoti i avokatëve, si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi të hënën e 6 tetorit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 tetor, në orë 9:00., për të vendosur nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim.

Në seancën do të shqyrtoheshin akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave. Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, me një masë më të butë.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i Tiranësdhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco