Alarm për sigurinë në gjykata! Komandanti i Gardës inspekton GJKKO dhe SPAK

09:58, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e sigurisë në ambientet e gjykatave ka sjellë sot lëvizje në nivelet më të larta të Gardës së Republikës.

Komandanti i Gardës, Simon Zereci, ka zhvilluar sot inspektime në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të një vlerësimi të përgjithshëm për gjendjen e sigurisë në godinat e sistemit të drejtësisë që trajtojnë çështjet më të ndjeshme dhe me rrezikshmëri të lartë.

Në GJKKO, Zereci ka zhvilluar një takim të posaçëm me kryetarin e gjykatës, Erion Bani, ku në fokus ishte rishikimi i pikave të sigurisë dhe problematikave aktuale në terren.

Takimi vjen vetëm një ditë pasi Bani ngriti alarmin në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve, duke kërkuar inspektime të menjëhershme në të gjitha ambientet e gjykatave dhe pyetjen direkte të gjyqtarëve dhe stafit për çdo shqetësim.

Pas vizitës në GJKKO, Komandanti i Gardës ka vijuar inspektimet edhe në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco