Një 28-vjeçar u arrestua nga policia pasi dyshohet se mashtronte një qytetar që i kishte shitur automjetin, duke pretenduar se pagesën për automjetin do ta kryente përmes llogarisë bankare.
Operacioni, i koduar “Transferta”, u finalizua nga specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në koordinim me Prokurorinë, dhe gjatë tij u sekuestrua edhe automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Njoftimi i plotë:
Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net