Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Selenicë, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit, një 80-vjeçar, është plagosur dhe u transportua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në aksident.
© SYRI.net