SYRI TV/ Vrasja misterioze e 65 vjeçarit në Lezhë, Dyshohte se u godit nga demi

17:22, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjergj Tusha 65 vjeç nuk vdiq nga të shtënat me armë por nga shkaqe aksidentale. Ekspertiza mjeko-ligjori konfirmoi lajmin e raportuar nga Syri Televizion dhe hodhi poshtë pistën e krimit në familje, pasi u përcaktua që fermeri është sulmuar nga një prej gjedheve të tij, ku në brirët e tij u konstatuan edhe shenja gjaku. 

Nga SYRI TV

Syri Televizion zbuloi se vdekja e Gjergj Tushës nga Pllana e Lezhës nuk ishte erdhi nga të shtënat me armë zjarri por nga një dem që e ka goditur teksa si çdo ditë 65 vjeçarit po kujdesej për tufën e gjedheve.

Lajmi më pas u konfirmua zyrtarisht edhe nga të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore, që zbuluan se plagët dhe mavijosjet në trup nuk ishin nga arma e zjarrit. Fakti përforcohet më tej pasi gjatë këqyrjeve hetimore, në brirët e një prej gjedheve të fermerit, kishte njolla gjaku, teksa në dëshminë para grupit hetimor, bashkëshortja e të ndjerit deklaroi se e kishte paralajmëruar disa herë të shoqin të tregonte kujdes nga kafshët.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 3 tetorit në fshatin Pllanë të Lezhës, teksa vajza e Tushës alarmoi policinë për humbjen e kontakteve me të atin.

Pas disa orësh kërkimesh, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë në breg të lumit Mat. Policia njoftoi zyrtarisht se kishte dyshime që për shkak të një plage të shpuese në trup dhe mavijosjeve në trup, 65 vjeçari të jetë dhunuar dhe vrarë me armë zjarri.

Kaq u desh që në media të përcilleshin informacione rreth familjes së Gjergj Tushës, ku ky i fundit kishte denoncuar për dhunë të paktën 3 herë djalin e tij.

Syri Televizion raportoi mbi bazën e informacioneve që mori nga grupi hetues, se pista e krimit në familje binte, pasi njëri nga djemtë ndodhej në Greqi dhe djali tjetër, është monitoruar gjatë gjithë kohës nga kamerat e sigurisë në vendin e tij të punës kur mendohet që ndodhi ngjarja. Trupi pritet të tërhiqet në morg nga familja për ti bërë nderimet e fundit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco