Nga SYRI TV
Teksa sezoni turistik është në kulmin e tij dhe fluksi i pushuesve e vizitorëve mbetet i lartë, mushkonjat vijojnë të jenë një nga shqetësimet kryesore në zonat turistike të qarkut Lezhë.
Problematika më e theksuar raportohet në Kune dhe Vain, ku dendësia e bimësisë favorizon përhapjen e tyre. Pushuesit shprehen se, ndonëse situata ka ardhur në përmirësim krahasuar me vitet e shkuara, prania e mushkonjave sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, vijon të mbetet një bezdi e madhe.
Ndërkohë, në kuadër të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer disa faza të dezinsektimit në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit, ndërsa procesi do të vijojë deri në përfundim të sezonit turistik.
© SYRI.net