Piranjat/ Goditën me sëpatë fqinjin e tyre, vëllezërit nga Gramshi procedohen në polici

21:14, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga 'Piranjat'

Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën e rasteve për një copë pronë. 

Fariku, 25 vjeç nga fshati Bersnik i Gramshit është bërë padashje protagonist i një sherri që degjeneroi në dhunë nga ana e fqinjëve. Ai është rrahur barbarisht nga komshinjtë e tij, familja Buzani. 

“Ka 15 vite, që kur kanë ardhur këtu, ne kështu vazhdojmë me sherre. Ne e morëm pronën, por ata kanë gjetur babin vetëm e kanë dhunuar, siç e rrahën babin pastaj, vajtëm bëmë denoncimin, vajti poshtë shtetasi Guriu, nuk i bëri shteti asgjë. Marrin sëpatën në dorë dhe e përplasin në tokë, që gjashmë kështu do t’ju ther. Shteti nuk bën asgjë. ”- deklaron Fariku.

Nisur nga kjo indiferencë, 25 vjeçari nisi të mblidhte prova për dhunën verbale dhe atë fizike, e cila i shkaktoi dëmtime të dukshme. Dhe për këtë nuk u desh shumë kohë, sepse vëllezërit i dhanë një dorë planit të tij, duke e katandisur në gjëndje  të tmerrshme.

“Ne ishim në këtë rrugë, po iknim për të çuar dhentë në kullotë. Ata ishin lart, se e kanë me qira tokën. Ishin fshehur te gruri atje, ndërkohë unë edhe babai vazhdoja rrugën. Na u turr qeni, e trembëm, ai po fillonte të kërcënonte dhe unë në atë moment futa telin në xhep. Unë i gjuajta qenit me shkop, e tremba. Ai tha vrite, se ke armë ti. Ku e ke dyfekun, se e vret ti, je trim.

Nuk i kam kërcënuar asnjëherë me armë, edhe unë i thashë nuk të kam kërcënuar me armë, thjesht e tremba. Më kanë gjuajtur me sëpata, me gur, me ça të kishin në dorë. Me sëpatë më qëlluan këtu, kam dy penj në dorë, e ma nisën për në kokë. Unë kap sëpatën, ngulet ajo e sëpatës këtu dhe nga të bërtiturat, ata vazhdonin akoma të më dhunonin.”

Nga sa tregon Fariku, por edhe nga sa dëgjojmë në regjistrim, dyshimet janë se tre vëllezërit nuk janë frenuar aspak në një tentativë për t’i marrë jetën fqinjit të tyre. 

Por nga ana tjetër vëllezërit Buzani e mohuan dhunën, madje duke e akuzuar Farikun si agresor që i ka sulmuar me sopatë.

“Zonjë më ka thënë do të gjuajë me armë. Fariku ka kaluar, ka sharë. Nuk e kemi dhunuar ne, është rrëzuar me motor. Unë e kam fajin?”- pohon Adi. 

Ky është një moment që në kushte të tjera mund të ngjante qesharak, por jo kësaj here, sepse përballë kanë Farikun me krahun e thyer, dorën e qepur, videot dhe gënjejnë sy më sy duke thënë se këto plagë Fariku i paska marrë nga rrëzimi me motor. Ndërkohë që 25 vjeçari përveç videos, ka plagë, qepje dhe dosjen mjeko-ligjore, e cila vërteton dhunën barbare ndaj tij.

Lidhur me këtë rast komisariati i Gramshit sqaroi se janë në dijeni të rastit. 

“Është marrë kallëzim. Në fillim agresorërt nuk janë gjetur në banesë, janë shpallur në kërkim. Pas një dite është kapur babai, pastaj dy djemtë. Është çuar çështja në prokurori për dëmtime, plagosje me dashje, kryer në bashkëpunim. Tani jemi në fazë hetimi dhe po ndiqet në gjëndje të lirë. Kanë patur edhe raste të tjera dhe di që janë proceduar. Po e mbajmë rastin në mbikqyrje nëpërmjet SPZ. Çdo ditë monitorohet nga shërbimi i SPZ në zonë.”-shtoi policia.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco