Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat autorin e vrasjes së Valbon Beqirit në Durrës, 24-vjeçarin Teilor Tivari.
Gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar si të ligjshëm masën e arrestit për Tivarin. Ndërkohë në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Teilor Tivari e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, ndërkohë që ka shfaqur shenja pendese në lidhje me ngjarjen.
Në burg u la edhe 27-vjeçari Xhenis Dakoli, i akuzuar për ‘moskallëzim të krimit’ dhe ‘përkrahje të autorit të veprës penale’. Avokati i tij, Denis Mekolli, e cilësoi vendimin e gjykatës të padrejtë. Ai tha se masën do e ankimojnë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pasi sipas tij, 27-vjeçari nuk ka kryer asnjë element kriminal.
51-vjeçari Valbon Beqiriu vra paraditen e së mërkurës, por u gjet në mbrëmjen nga nipi i tij i vdekur në banesë. Teilor Tivari kishte shkuar në banesën ku qëndronte 51-vjeçari Beqiri për të blerë drogë. Më pas mes tyre ka ndodhur konflikt dhe i riu e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Pas ngjarjes, autori është larguar me një taksi dhe më pas Xhenis Mekolli e ka dërguar në banesën e tij. Teilor Tivari para policisë ka ngritur pretendimin se 51-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte.
Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa ndaj bashkëpunëtorit të tij, rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit.
© SYRI.net