Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Plug denoncoi Plator Mehmetin e OSHEE në Durrës, vartësi i Belinda Ballukut që përfitoi 38 mln euro tendera me kompanitë e tij

22:28, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 26 nëntor 2025 

Këtu pjesa e pestë: Mori në 'qafë' shefen/ PLUG denoncoi për herë të parë aferat e Evis Berberit

Pjesa e gjashtë

Plator Mehmeti, një ish-drejtor i OSHEE-së në Durrës, i emëruar nga Ardian Çela, vartës dhe ky i Belinda Ballukut, krijoi gjithashtu 5B-në e tij. ‘Plug’, dhjetë muaj më parë, denoncoi një skemë korruptive të Plator Mehmetit, i cili nëpërmjet dy kompanive, HTM shpk dhe REAR, përfitoi rreth 38 milionë euro tendera publik, kryesisht nga institucione në varësi të Ballukut por edhe nga bashki të drejtuar nga kryebashkiakë socialistë. Në vijim do t`ju rikujtojmë skemën 5B të Paltor Mehmetit, i cili nuk i ka të pakta konfliktet dhe skandalet me ligjin.

Plator Mehmeti është një emër i njohur në publik, jo vetëm si drejtues i OSHEE-së në Durrës, por edhe për problemet e tij me ligjin. Në 12 shkurt të këtij viti, ‘Plug’ solli një investigim të plotë, ku tregohej sesi vartësi i Belinda Ballukut, nëpërmjet dy kompanive të lidhura me të, kishte përfituar rreth 38 milionë euro tendera dhe fonde publike.

‘Plug’ tregoi se Plator Mehmeti fshihej pikërisht pas kompanisë HTM Shpk. Kompania HTM themelohet në vitin 2009 nga shtetasi Ilir Tabaku, i cili rezulton një personazh me lidhje të forta të së majtës, e madje me familjarë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, si Bashkia, Porti apo edhe në kompani që gjithashtu rezultojnë të favorizuara në fondet shtetërore.

Dy vite pas themelimit të kompanisë HTM, shënohet edhe gjurma e parë e lidhjeve të Plator Mehmetit me kompaninë e Ilir Tabakut. Mehmeti blen nga Ilir Tabaku 90 % të aksioneve për vlerën 90 mijë lekë, e bëhet kështu pronar ligjor i kësaj kompanie. Por pas një viti, bëhet një tjetër transaksion i dyshimtë, ku Mehmeti i rishet 90 % të aksioneve themeluesit të kompanisë Ilir Tabaku me të njëjtën vlerë që i bleu, pra 90 mijë lekë. Në 31 janar të vitit 2014, Tabaku vendos pezullimin e aktivitetit, për ta rihapur sërish një vit më pas.

Sipas bilanceve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për vitet 2011-2013 kjo kompani kishte faturuar rreth 20 milionë lekë ose 200.000 euro nga shitja e materialeve ndërtimore.

HTM, do të qëndronte e pezulluar për më shumë se një vit, për tu riaktivizuar në shtator të vitit 2015, një vit pas Ardian Çela do të emërohej si Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE dhe Plator Mehmeti kryeinxhinier i OSHEE-së në Durrës, qark kur Çela është një nga drejtuesit politik kryesor të Partisë Socialiste.

Bumin financiar kompania HTM do ta njihte në 5 vitet e fundit, ku do të rezultojë një nga kompanitë më të sukseshme në vend, e cila nga 2019 deri në vitin 2023, viti i fundit i dorëzimit të bilanceve në QKB, do të përllogarisë një xhiro prej 25 milionë eurosh, e të gjitha këto nga tenderat dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Për periudhën 2019-2024 sipas të dhënavenë Open Data Albania kjo kompani ka përfituar 671.539.194 lekë pagesa nga Thesari i Shtetit. Ndërkohë pjesën më të madhe të pagesave nga buxheti i shtetit është marrë nëpërmjet kompanive të tjera me të cilat HTM ka bashkëpunuar në fitimin e tenderit.

Në këtë periudhë të artë, Ilir Tabaku blen edhe 50% të aksioneve së bashku më shtetasin Dorian Baba në kompaninë J-ENERGY. Edhe Baba rezulton gjithashtu zyrtar i OSHEE-se, çka zgjeron edhe më shumë rrjetin e punonësve dhe drejtorëve të OSHEE të përfshirë në këtë skemë.

REAR shpk, është kompania tjetër me pronësi dhe lidhje të pakundërshtueshme me Plator Mehmetin, që gjithashtu ka përfituar qindra milionë lekë nga prokurimet publike, ose qëllimi i vetëm i ekzistencës kanë qenë pikërisht qarkullimi i miliona lekëvë të përfituara nga tenderat. 

Edhe në këtë rast, kompania fshihet pas një presta nome, por mbas tij në kompani rezultojnë të punësuar edhe familjarët e Plator Mehmetit.

REAR Shpk themelohet në vitin 2005 nga shtetasi Nebi Meçaj. Meçaj, edhe pse sot rezulton i punësuar si kuzhinier dhe bashkëshortja faturiste në UKD, në vitin 2005 themelon një kompani import- eksport materiale elektrike, e për koiçidencë si emër për kompaninë zgjedh të përdor gërshetimin e emrave të vajzave të Plator Mehmetit. Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, që gjithashtu rezultojnë punonjëse të kompanisë së themeluar nga një kuzhinier.

Por jo vetëm kaq, por pjesë e kësaj kompanie janë edhe Adnad Mehmeti, vëllai i Plator Mehmetit, apo sot kompania REAR rezulton në pronësi të Spartak Mehmetit, kushëri i drejtorit të OSHEE. E thënë më thjeshtë, sipas shkresave zyrtare, i gjithë rrethi familjar i Plator Mehmetit, rezulton i punësuar në kompaninë e një kuzhinieri. Apo të paktën kështu tentohet kamuflimi përballë institucioneve të drejtësisë, që kanë mbyllur sytë ndaj abuzimeve miliona euro.

Dy vite pas themelimit, në vitin 2007, kuzhinieri Nebi Meçaj shet aksionet për 100 mijë lekë, dhe blerës është Emiljano Haxhiu. Këtu nis edhe identifikimi dhe lidhja e parë mes kompanisë REAR dhe Plator Mehmetit. Në maj të vitit 2011 kryhet edhe transaksioni i parë brenda familjes, ku Emiljano Haxhiu i shet 100% të aksioneve Plator Mehmetit në vlerën 19.000.000 lekë. Sipas dokumentacionit të depozituar, Plator Mehmeti e ka kryer pagesën me bankë. Por nga investigimi i ‘Plug’ rezulton se Emiljano Haxhiu e ka paditur shtetasin Plator Mehmeti pasi sipas një kontrate noteriale po të datës 04.05.2011 ai i detyrohet 11.000.000 lekë. Pra veprimet bankare rezultojnë të jenë fiktive.

Në nëntor të vitit 2011, kryhet një tjetër transaksion i dyshimtë brenda familjes ku Plator Mehmeti i shet aksionet të atit, Qani Mehmeti në vlerën 5 milionë lekë, ndërkohë që kapitali i kompanisë ishte 35 milionë lekë apo 6 herë me e madhe se shifra për të cilën kompania kaloi nga i biri tek i ati. Edhe pse kontrata për këtë transaksion është noteriale, të dhënat në këtë kontratë janë të rreme.

Në datën 30.09.2013, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet Plator Mehmeti largohet edhe si administrator i kompanisë, tashmë në pronësi të babait të tij. Dhe në vend të tij administrator emërohet Ilir Tabaku, që në të njëjtën kohë ishte pronar i kompanisë HTM.

Në tetor të vitit 2019 Teuta Mehmeti, sërish për arsye shëndetësore ja dhuron aksionet në vlerë 63.000.000 lekë nipit të burrit shtetasit Spartak Mehmeti i cili dhe pse pronar i një kompanie shumë fitimprurëse, rezulton punëtor në një Agjenci Doganore.

Nga viti 2006 kur u themelua e deri në vitin 2023, xhiroja e kompanisë përllogaritet në mbi 1. 3 miliardë lekë apo 13 milionë euro, e kryesisht të ardhurat janë nga prokurimet publike. Ndërkohë për periudhën 2019-2023, kur HTM njeh lulëzimin e saj me gati 25 milionë euro tendera, kompania REAR deklaron të ardhura vetëm nga qeradhënia. Sipas të dhënave në Linkedin sot i larguar nga detyrat shtetërore Plator Mehmeti, rezulton punonjës i kompanisë REAR, kompani e themeluar nga një kuzhinier, e shitur dhe blerë disa herë brenda familjes së tij dhe si emër mban inicialet e dy vajzave të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco