Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, policia kontrollon kamerat! 'U kërcënua...' Çfarë deklaroi Ahmetaj një vit më parë në Syri Tv

Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, policia kontrollon kamerat! 'U kërcënua...' Çfarë deklaroi Ahmetaj një vit më parë në Syri Tv

19:23, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familjarët e ish zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, (AKSHI) Daniel Shima, kanë denoncuar sot (20 gusht 2025) në polici zhdukjen e tij.

Burimet për Syri Tv bëjnë me dije se denoncimi është bërë në komisariatin nr 1 të Tiranës pasditen e sotme. Mësohet se rreth orës 16:00 ka qenë bashkëshortja e Shimës që ka shkuar në polici ku ka deklaruar se kishte humbur prej orësh çdo kontakt me të shoqin.

Policia ka nisur verifikimet, duke sekuestruar edhe kamera sigurie pranë vendeve të sinjalizuara nga familja, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. 

Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024.

Kush është Daniel Shima?

“Danieli u kërcënua” fjalët e Arben Ahmetajt 

Më 29 korrik 2024 ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Syri Tv, me gazetarin Çim Peka, deklaroi se Danieli ishte kërcënuar nga vetë Rama që të mbyllte gojën. Ai foli dhe për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

"AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha..." deklaroi atëherë Ahmetaj.

Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj dhe u shkarkua ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, më 19 mars 2024.

Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe mësohet se firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur.

VIDEO Çfarë deklaroi Arben Ahmetaj për gazetarin Çim Peka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco