SYRI TV
Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë raportuar 32 vatra zjarri nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Situata mbetet më e rënduar në Parkun Kombëtar të Lurës, ku në Zall Gjoçaj rrezikon të djegë stanet e bagëtive të imta. Sa i përket zjarrit në Malin e Shën Gjergjit në Dukat, në ndihmë të Forcave të Zjarrfikëses këtë të dielë ka shkuar helikopteri i ministrisë së Mbrojtjes
32 vatra zjarri, janë raportuar gjithsej në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe. Mbeten ende aktive flakët tek “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës, ku zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fushën e Pelave” dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.
Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë përshkuar deri tani dhjetëra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër. Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në dis-favor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit, ndërsa flakët rrezikojnë të djegin stanet e bagëtive të imta, gjedhëve dhe mbi 100 koshere bletësh.
Vijon të jetë aktiv gjithashtu edhe zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat në Vlorë. Forcave të Zjarrfikëses këtë të dielë u është bashkuar helikopteri i ministrisë së Mbrojtjes, I cili prej orëve të para të mëngjesit ka punuar për shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive prej gati 10 ditësh, ndërsa është riaktivizuar sërish pas neutralizimit 2 ditë më parë. Zjarri ka djegur hektarë të tërë pyje ne pisha ndërsa zjarrfikësit kanë qenë në mbrojtje të përhapjes së flakëve në drejtim të jugut ku gjendet Parku i Llogorasë. Mallakastër, vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Belishovë, i ardhur nga Drenova vijon aktiv.
© SYRI.net