Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Premtimet e Bashkisë Vlorë mbeten rrugëve, lagjja ‘Hajro Çakërri’ me gropa

13:39, 20/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Premtimet e bashkisë së Vlorës kanë mbetur rrugëve, pasi projektet e nisura për përmirësimin e infrastrukturës  nuk kanë përfunduar. Banorët e bllokut e të lagjes Hajro Cakërri, ankohen se rrugët janë gjithë gropa, dimrit të mbushura me ujë e balte, gjatë verës tym. Një tjetër problem për ta janë edhe plehrat që digjen anës rrugëve.

Syri TV

Rruga “Dedë Gjon Luli”  është lënë në mëshirë të fatit. Projekti me vlere 8 milionë lekë pa TVSH që parashikonte rikostruksionin e saj ka mbetur në mes, dhe punimet nuk kanë përfunduar brenda afatit të shënuar ne tabelën zyrtare. Banorët ndihen të braktisur dhe të tradhtuar nga bashkia e Vlorë e cila nuk interesohet për ta.

Banorët shprehen se para zgjedhjeve bashkia u premtoi se rruga do të shtrohej, por nuk është marrë asnjë masë dhe gjatë kësaj kohe veç tymit që ata thithin janë dëmtuar edhe makinat.

Banorët kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të punimeve dhe rikthimin e jetës normale në lagjen e tyre, e cila sot është kthyer në një zonë të braktisur nga institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco