Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

10:31, 19/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 67-vjeçarit për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka falënderuar median dhe qytetarët për denoncimin e këtij rasti dhe i fton të vijojnë të denoncojnë raste të tilla në numrin 112 ose përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, me qëllim mbrojtjen e kafshëve dhe ndëshkimin e çdo akti dhune ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet momenti ku një kafshë shtëpiake (qen) është qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet procedurale për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të vrasjes së kafshës.

Si rezultat i veprimeve për këtë rast, u shoqërua autori i dyshuar, shtetasi Nj. L., 67 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu nga ambienti i banesës së vet, një kafshë shtëpiake (qen). Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas, për veprën “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë, për të kontribuuar në mbrojtjen e kafshëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco