SYRI TV/ Landfilli digjej, Llatja i Elbasanit pagoi 160 milionë lekë për plehrat

13:07, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kulmin e zjarrit në fushën e mbetjeve që shkaktoi katastrofë mjedisore ne Elbasan, Kryebashkiaku  Gledis Llatja   pagoi plot 160 mln lekë  për kompaninë pyblike që menaxhon inceneratorin jofunksional të qytetit.  Në datën 2 korrik, saktësisht në ditën që flakët në landfill dolën jashtë kontrollit, Bashkia e Elbasanit ka lëvruar rreth 88 milionë lekë të vjetra për shoqërinë “Eco-Elb”. Ndërsa një ditë më pas, Llatja pagoi edhe dy fatura të tjera, për një vlerë të përbashkët prej 72 milionë lekë

Në fillim të këtij Korriku, tymi toksik i dalë nga djegia e mbeturinave në landfillin e Elbasanit pushtoi të gjithë qytetin dhe rrezikoi jetën e banorëve për të paktën një javë rresht.Por, ndërkohë që zjarri dhe flakët ishin ende të fuqishme, Bashkia e Elbasanit, e drejtuar nga Gledjan Llatja, duket se ka pasur prioritete të tjera.Në datat 2-3 korrik 2025, pra kur shtëllungat e tymit u përhapën masivisht në të gjithë Elbasanin, Bashkia ka menduar që ishte koha e përshtatshme për të paguar plot 160 milionë lekë të vjetra për kompaninë publike që menaxhon landfillin dhe inceneratorin jo-funksional të qytetit.

Pagesat e radhës janë kryer në 4 fatura, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Shtetit. Në datën 2 korrik, saktësisht në ditën që flakët në landfill dolën jashtë kontrollit, Bashkia e Elbasanit ka lëvruar rreth 88 milionë lekë të vjetra për shoqërinë “Eco-Elb”.Një ditë më pas, në 3 korrik 2025, kur autoritetet shtetërore u treguan të dorëzuara para zjarrit që përpiu pjesën më të madhe të fushës së mbetjeve, Bashkia e qytetit mendoi se ishte koha e përshtatshme për të paguar edhe dy fatura të tjera, për një vlerë të përbashkët prej 72 milionë lekë të vjetra. Zjarri gjigant në landfillin e Elbasanit, një ngjarje e përsëritur në këtë fushë, tregoi paaftësinë e autoriteteve qeveritare dhe lokale për të siguruar një menaxhim efektiv të mbetjeve urbane.

Për të zbutur sadopak efektet negative në opinion, kryeministri Edi Rama ngarkoi dy nga ministrat e tij kryesorë për të treguar angazhimin qeveritar në përballimin e kësaj situate. Por, dy të dërguarit e tij, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ai i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u treguan më së paku cinik e të painformuar, duke shpërndarë informacion të rremë. Ministri Hoxha deklaroi para mediave se inceneratori i Elbasanit është në funksion, megjithëse impianti i përpunimit të mbetjeve nuk ka punuar thuajse asnjë orë që prej përfundimit të tij, në vitin 2021, fakt që është pranuar edhe nga drejtuesit e “Eco-Elb”. Ndërsa kreu i Mbrojtjes, Vëngu, në rolin e ekspertit kimist, deklaroi se tymi toksik i shpërndarë nga zjarri në landfill nuk është i dëmshëm për qytetarët.

Landfilli i Elbasanit është një prej tre dështimeve në skemën e qeverisë për përpunimin e mbetjeve me incenerator. Për këtë investim, deri më tani janë shpenzuar mbi 40 milionë euro, pagesa që përfshijnë ndërtimin, operimin dhe depozitimin e mbetjeve. Por, vepra kryesore e këtij investimi, inceneratori i djegies së mbeturinave, nuk funksionon, dhe kjo ka bërë që rolin e impiantit të djegies ta luajë zjarri i hapur në natyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco