U gjet i vrarë në liqenin e Shkopetit/ Zbardhen dy pistat e hetimit, 23-vjeçari me të kaluar problematike në Gjermani, i përfshirë në...

U gjet i vrarë në liqenin e Shkopetit/ Zbardhen dy pistat e hetimit, 23-vjeçari me të kaluar problematike në Gjermani, i përfshirë në...

11:18, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në liqenin e Shkopetit. Sipas burimeve, hetimet janë fokusuar në dy pista kryesore që lidhen me të kaluarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Të dhënat e para tregojnë se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burg. Kjo e kaluar penale po konsiderohet një element kyç në përcaktimin e motivit të krimit.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përfshirjes së mundshme të viktimës në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse Dobra kishte pasur konflikte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Ndërkohë, autoritetet janë duke mbledhur prova dhe duke analizuar të dhënat e komunikimeve të fundit të viktimës, si dhe lëvizjet e tij, për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe motivin e saktë të vrasjes. Hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco