Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në zonën e njohur si Hidrovori. Rreth orës 06:50, një turist belg, Yesisin Zigholoyede, 29 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit tip “Dayang” me targa BT 665 dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka pësuar fraktura të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se pas testimit, rezultoi se 29-vjeçari ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai ndodhet me pushime në Sarandë si pjesë e fluksit të turistëve të huaj që kanë mbërritur gjatë sezonit veror.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net