Qindra banorë të fshatit Barbullonjë në Lezhë vuajn mungesën e infrastrukturës rrugore dhe energjisë elektrike.
Banorët e këtij fshati shprehen se po detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre pasi shteti i shikon si njerëz të dorës së dytë.
Situata në fshatin barbollojnë është e till prej shumë vitesh, por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme institucionet shtetërore nuk është marrë asnjë masë.
SYRI TV
Në fshatin Barbullojë të Re në Lezhë, jetesa te ngjan si ne mesjete.
Pa rrruge dhe energji elektrike eshte gjendja ne kete fshat, i cili ndodhet pak km larg qytetit te Lezhes.
Një pjesë e rrugeve në këtë zonë janë të degraduara, pasi nuk është investuar asnjëhere dhe lëvizja është mjafte vështire.
Problem në këtë fshat është dhe energjia elektrike. Rreti është i amortizuar dhe ndërprerjet janë të vazhdueshme, duke u kthyer në shqetësim për komunitetin.
Shteti për ta nuk ekziston thonë banoret, duke u detyruar që për çdo problematike të ndërhyrjne vetë për ta zgjidhur.
E ndodhur 10 km larg qytetit te Lezhës si Barbulloja e Re ka dhe fshatra të tjere të Bashkisë Lezhë, ku infrastruktura rrugore dhe nderprerjet e energjisë elektrike janë problemi kryesor që shqetësojnë banoret.
© SYRI.net