Lajmi i fundit

LIVE/ Belind Këlliçi dhe Ilda Zhulali konferencë për media nga selia PD

Dekonspirimi i operacionit të SPAK/ Dy zyrtarët e policisë s'dolën në punë

Dekonspirimi i operacionit të SPAK/ Dy zyrtarët e policisë s'dolën në punë

12:31, 20/05/2024
A+ Aa A-

Në operacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, 2 ishin për dy punonjës policie dhe 2 për ish-efektivë të RENEA-s. Asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua.

Dy punonjësit e Policisë janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini.

Henerigert Mitri aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe më datë 17 maj, të premten që nisi operacioni për arrestimet, sipas burimeve që disponon News24, Mitri nuk është është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu edhe Klodian Shahini, i cili aktualisht punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës, nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet. News24 mëson se në operacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco