Armët e gjahut përgjakin familjet shqiptare/ 2 viktima e një e plagosur

Armët e gjahut përgjakin familjet shqiptare/ 2 viktima e një e plagosur

10:39, 20/05/2024
A+ Aa A-

Një fundjavë tragjike mund të cilësohet kjo që sapo kaloi për krimet brenda familjes shqiptare.

Ngjarja e parë u regjistrua në lagjen “18 tetori” të Lushnjes, ku kryefamiljari Behar Musaku, pas një konflikti me vajzën e tij, e ka qëlluar këtë të fundit me armë gjahu, çifte, të cilën e mbante me leje. Pas këtij momenti, 82-vjeçari ka qëlluar veten duke mbetur i vdekur. Ndërsa e bija Rudina Musaku, 40 vjeçe, ka marrë plagë të rënda në bark dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes është dërguar për kurim të mëtejshëm në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër u regjistrua në fshatin Zëmblak të Bashkisë së Maliqit. Një 45-vjeçar i identifikuar si Taulant Myftarlli, duke pastruar armën e gjahut, të cilën e dispononte me leje, aksidentalisht e ka shkrepur në mënyrë fatale për jetën e tij. Për pasojë, 45-vjeçari ka mbetur i vdekur.

Për të dyjat ngjarjet, që shkaktuan dy të vrarë dhe një të plagosur rëndë, nuk do të ketë asnjë person që do të hetohet pasi shkaktarët, sipas informacionit policor, kanë humbur jetën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco