EMRI/ Vrau nënën e tij më thikë, arrestohet autori

14:53, 13/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.

Mësohet se shtetasi Arsen Dani ka vrarë nën e tij me thikë ndërsa është arrestuar nga policia.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco