Ukrainaset që vdiqën në Tiranë/ Hetimet: Pjesë e një grupi eskortash

Ukrainaset që vdiqën në Tiranë/ Hetimet: Pjesë e një grupi eskortash

11:08, 13/05/2024
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë me qira në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajzat ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë. Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi.

Sipas saj në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në Tiranë, kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej në kryeqytet.

Referuar sistemit TIMS rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.

Telefonat e dy vajzave të vdekura Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit të tyre.

Ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco