VIDEO-EMRI/ Identifikohet personi i plagosur në Shkodër

17:00, 11/05/2024
A+ Aa A-

Një person është plagosur pasditen e së shtunës në Shkodër.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të këtij qyteti.

Personi i plagosur është identifikuar si Jaser Osmani.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco