VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

13:33, 07/05/2024
A+ Aa A-

Polombarët kanë gjetur në lumin e Bunës dhe trupin e nënës së mbytur me tre fëmijët, të 39-vjeçares Alma Bushati Arrazi. Ujërat e kishin çuar deri në fshatin Pentar, në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër.

Me gjetjen e trupit të Alma Arrazit, mbyllet kështu një etapë e tragjedisë së familjes Arrazi. Tashmë nëna Alma Arrazi do të mund të ketë një varr dhe të prehet pranë tri fëmijëve të saj, pas vetëvrasjes që dyshohet se kreu duke u hedhur sëbashku me ta në lumë.

Alma Bushati Arrazi dhe fëmijët e saj, Arditi 3 vjeç, Gresa 8 vjeçe dhe Ergesa 9 vjeçe do të jenë pranë e pranë. Familja e bashkëshortit të arrestuar tashmë, Erdgys Arrazi, ka vendosur t'i varrosë pranë njeri-tjetrit.

Ndërkohë, etapa tjetër vazhdon: Kryefamiljari Erdgys Arrazi, 31 vjeç, i burgosur, akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes prej dhunës në familje. Dëshmitë janë kontradiktore  dhe duket se procesi do të zgjasë deri në zbardhjen e së vërtetës se çfarë dhe kush e shtyu nënën e re me tre fëmijë në aktin e tmerrshëm që t'ua merrte jetën edhe tri të vegjëlve, më të dashurve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco