VIDEO/ I mohojnë rrogat kamionistëve, biznesmenët nuk pranojnë borxhet

21:58, 26/04/2024
A+ Aa A-

Para dy javësh, Piranjat treguan se si agjencia Sinanaj nuk paguante rrogat e dy kamionistëve, të cilët me ndërmjetësimin e saj, punojnë rrugëve të Italisë.

Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti erdhën të tjera denoncime të shoferëve, të cilët për muaj të tërë nuk janë paguar nga agjencia, që Ervisi bashkë me vëllain Ilirin e drejtojnë prej vitesh.

Konkretisht, Artur Buzit i detyrohen 1950 euro, Eduart Kulles 1070 euro, Dhimitër Muçkollarit mbi 1000 euro, Klodian Lipos 540 euro, Artan Shehut 600 euro, Gazmend Hiles 3800 euro.

Nëse në rastin e parë kishim dy denoncime dhe asnjë përgjigje nga Ervisi, tashmë duket se kamionistët e mashtruar nga dy vëllezërit Sinanaj nuk kanë të ndalur dhe një sqarim e duan.

Piranjat udhëtuan edhe njëherë drejt Fierit, aty ku operon kjo agjenci. Ne zyre u përballen me Ilirin, vellain që rezulton si administrator i biznesit, por edhe ai njëjtë si Ervisi ka zgjedhur të ikë dhe t’i shmanget akuzave që vijnë nga kamionistët, ndërkohë që babai i tyre, ka një metodë krejt tjetër, shumë demokratike.

Ai fillon të ofendojë dhe tenton të dhunojë grupin e xhirimit me anë të një shkopi.

E ndërsa babai i dy vëllezërve vijon me fjalorin e tij tepër të pasur, Piranjat provojnë edhe njëherë të flasin me Ervisin.

Kësaj radhe në telefon, me shpresën se do ta bindin të arsyetojë për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij konflikti të panevojshëm me kamionistët, por ai sërish e refuzon faktin që t’i ketë borxh këtyre shoferëve, që zgjodhën të flasin me zë e figurë.

Si duket, kamionistët do të vazhdojnë të kërkojnë lekët e tyre, dhe Ervisi me Ilirin do të vazhdojnë të mashtrojnë hallexhinjtë e radhës, sepse varfëria nuk përzgjedh dot.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco