Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes një person në Lezhë

21:40, 23/04/2024
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në  autostradën Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.  

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco