Hetimet ndaj Gëzim Çelës, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për pronën e ...

Hetimet ndaj Gëzim Çelës, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për pronën e ...

16:13, 23/04/2024
A+ Aa A-

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së shtetases Miralda Thartori.

Në një njoftim zyrtar thuhet se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe M.Th.

Vendimi ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të Gëzim Çelës, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i konsideruar si baroni shqiptar i drogës.

Gëzim Çela, është njëri nga personat e dyshuar për tentativën e trafikimit të drogës me varkë Velierë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Prona e sekuestruar ishte kaluar nga Gëzim Çela në emrin e 48-vjeçares, Miralda Thartori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco