Plagosi rëndë 26-vjeçarin dhe e kanosi me armë zjarri 1 vit më parë, kapet 39-vjeçari në Shkodër

Plagosi rëndë 26-vjeçarin dhe e kanosi me armë zjarri 1 vit më parë, kapet 39-vjeçari në Shkodër

14:35, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar i cili rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco