SYRI TV/ 8 pacientë me kollën e mirë në Korçë, mjeku: Më të prekur fëmijët nën 1 vjeç

13:52, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në Korçë është shfaqur sëmundja e Kollës së mirë.

Sipas mjekut pediatër Robert Rado, deri tani janë 8 pacientë me këtë sëmundje dhe më shumë janë të prekur fëmijët nën moshën 1 vjeç.

Ai bën thirrje për një kujdes të shtuar pasi, kolla përçohet nga fëmija të i rrituri për një periudhë 21 ditore.

SYRI TV

8 raste me kollë të mirë janë shfaqur në Spitalin Rajonal të qytetit të Korçës në pavionin e pediatrisë.

Shefi i pavionit të pediatrisë ,mjeku pediatër Robert Rado është ndalur te kjo sëmundje duke u shprehur se ky vit ka pasur raste të 'Kollës së mirë" në fëmijë të moshës nën 1 vjeç.

Sipas Rados rastet janë trajtuar në  pediatri ku fëmijët janë shtruar dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Kjo sëmundje mund të përçohet nga fëmija tek i rrituri , ose nga fëmija tek fëmija dhe ka një periudhë e cila varion nga 21 ditë deri në 3 muaj dhe përbehet nga tri faza.

Trajtimi i kollë së mirë ka dy aspekte në trajtimin medikamentoz dhe trajtimi profilaktik.

Sipas Rados në çdo qendër shëndetësore ka udhëzime sipas Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e 'Kollës së mirë ' trajtimin post saj dhe rishikimi i kalendarit të vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco