Inceneratori i Tiranës/ Dështon seanca, mbrojtja e Simixhiut: Është me një veshkë, prej 4 muajsh nuk e çojnë për vizitë

Inceneratori i Tiranës/ Dështon seanca, mbrojtja e Simixhiut: Është me një veshkë, prej 4 muajsh nuk e çojnë për vizitë

11:01, 23/04/2024
A+ Aa A-

Dështon seanca në Gjykatën e Posaçme për sjelljen e informacioneve dymujore mbi hetimet e SPAK për zyrtarët e Bashkisë Tiranë të arrestuar në kuadër të procedimit penal për inceneratorin e kryeqytetit. Shkak u bë mungesa e prokurorit të çështjes në seancë. 

Ndërkohë avokati i të arrestuarit Namik Simixhiu, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të Tiranës, paraqiti kërkesë në GJKKO.

Avokati Ermal Yezeiraj tha se klienti i tij është me një veshkë që prej vitit 2011 dhe mjekësia ligjore është në dijeni të faktit. Kjo e fundit ka rekomanduar që të merret aprovim nga Drejtoria e Burgjeve që t'i bëhen kontrolle mjekësore, përkundrejt pagesës përkatëse e kërkesës zyrtare të mbrojtjes. 

Kjo procedurë ndonëse e kryer, thotë mbrojtja, ka ndeshur në moskthimin e përgjigjes nga burgjet prej katër muajsh, për të dhënë aprovimin e kryerjes së vizitave shënderësore, teksa sjell në vëmendje se kjo situatë mund të sjellë pasoja për Simixhiun, që ndodhet në burg. Seanca është shtyrë për më 29 prill në orën 12:00. 

Kujtojmë se dhjetorin e kaluar GJKKO caktoi disa masa sigurie për ish-zyrtarët që firmosën tenderin e konsideruar korruptiv të inceneratorit të Tiranës. Arrest në burg u caktua për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Bledar Karolin, Taulant Tushëm e Namik Simixhiu. Ndërsa në Arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Silena Tola

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco