Çollaku: Korrupsioni, janë shumëfishuar rastet. Partnerët kanë sjellë dosjet e drogës për 3 qytete

Çollaku: Korrupsioni, janë shumëfishuar rastet. Partnerët kanë sjellë dosjet e drogës për 3 qytete

22:28, 22/04/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, gazetari Basir Çollaku,  tha se partnerët evropianë kanë sjellë dosje të shumta për trafik droge.

 “Në Shqipëri kanë ardhur nga partnerët tanë dosje për trafik droge në Shkodër, Tiranë, në Durrës. Ka mbi një vit dhe asnjëra prej tyre ende…ndoshta për infrastrukturë dhe burime njerëzore, kujtoj se Prokuroria e Krimeve të Rënda në 2004, kishte të njëjtën përbërje se sa Prokuroria e Posaçme. Në mungesë të një vullneti politik, nuk do të presim rezultat të avancuar. Ka dy vite që është në hetimet çështja McGonigal në Prokurorinë e Posaçme

Në janar 2022, Dumani ka deklaruar se kemi regjistruar procedim penal dhe aty janë të paditur, Rama, Veliaj. Sasia e krimeve dhe veprave penale e zyrtarëve publikë është shumëfishuar dhe janë aq publike dhe arrogante, sa prokurorët nëse dalin në punë duhet ta regjistrojnë ose duhet të rrinë në shtëpi.

Të luajmë me cilësinë e fenomenit. Ku goditet? Ai specialisti që firmos atje. Veliajn e kanë thirrur. Edhe Ramën! Tani dalin nga dera e mbrapa. Jam i bindur që edhe partnerët nuk janë të kënaqur”, theksoi ai në emisionin Open.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco